Linja e internetit
ADSL dhe FIBËR
Më e mira në zonën tuaj

Fibra optike më afër jush,
për të garantuar
cilësinë e rrjetit

dhe qëndrueshmërinë
Bashkëpunojmë
me kompanitë
më të besueshme
në treg


Megat tona
janë reale
Ti merr
sa paguan

24 orë/7 ditë
ofrojmë
shërbim
prioritar



Teknikët tanë
janë profesionistë

që e dinë mirë
se çfarë është
shërbimi ndaj klientit
Shpejtësi e lartë
me tarifa
ekonomike
 Kontrata për shërbimin 2019


KONTRATA E PAJTIMTARIT PER SHERBIMIN INTERNET

NE RRJETIN E OPERATORIT:

Lorenc Bushi ”

NR.

 

DATE.

Ndermjet:

Lorenc Bushi (regjistruar ne QKR - Person Fizik), Operator i Sherbimit Internet i Autorizuar nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, qe me poshte do te quhet OPERATOR, me seli ne adresen: Rr.Aleksandi i Madh, Pallati Everest Nr1,K 1 Dyqani 4, Tiranë., i perfaqesuar nga Z. Lorenc Bushi

Dhe

 

 

, me

adrese.......................................................................

, perfaqsuar nga Z/Znj,

..................................................................................

me dokument identifikimi Nr

...................................................................................

qe me poshte do te quhet PAJTIMTAR.

KATEGORIA E PAJTIMTARIT:

SHERBIMI INTERNET

FAMILJAR

BIZNES

INSTITUCION

TJETER

BAZA LIGJORE

Kjo Kontrate hartohet ne zbatim te :

1.Ligjit Nr. 9918 date 19.05.2008 i ndryshuar “Per Komunikimet Elektronike ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar;

2.Ligjit Nr. 9902 date 17.04.2008 “Per Mbrojtjen e Konsumatoreve” i ndryshuar;

3.Ligjit Nr. 9887 date 10.03.2008 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” i ndryshuar;

4.Ligje dhe akte nenligjore qe rregullojne kete marredhenie ne Republiken e Shqiperise.

KUSHTE TE KONTRATES

Neni 1. OBJEKTI KONTRATES

Ofrimi i Sherbimit Internet nga Operatori nepermjet rrjetit te tij te komunikimeve elektronike me specifikimet e dhena ne aneks.

Neni 2 Tarifat

1.Sherbimet, parametrat kryesore te cilesise dhe tarifat te ofruara nga Operatori dhe te pranuara nga Pajtimtari, paraqiten ne Aneksin e kesaj Kontrate dhe jane pjese integrale e Kontrates se nenshkruar midis paleve. Cdo perditesim gjendet ne http://www.internetfly.al/

2.Tarifat e Sherbimeve jane objekt ndryshimi, te cilat vendosen dhe publikohen sipas kerkesave te ligjit Nr.9918, date 19.05.2008, “Per Komunikimet Elektronike ne Republiken e Shqiperise” i ndryshuar.

Neni 3 DETYRIMET

3.1OPERATORI DETYROHET :

3.1.1Te mundesoje ofrimin e Sherbimit internet per Pajtimtarin te panderprere 24 ne 24 ore e me cilesi, si dhe te siguroje shpejtesine e transmetimit te percaktuar ne nenin 1.

3.1.2Te aktivizoje ofrimin e Sherbimit internet brenda dy diteve pune nga data e nenshkrimit te kontrates.

3.1.3Te evidentoje ankesat dhe shqetesimet e Pajtimtarit dhe ta informoje ate per zgjidhjen e mundshme te tyre brenda 3 (tre) diteve pune.

3.1.4Te riparoje defektet teknike dhe te rivendose ofrimin e sherbimit brenda 3 (tre) diteve kalendarike, llogaritur nga momenti i njoftimit ne numrat e informacionit te Operatorit.

3.1.5Te riaktivizoje sherbimin brenda 24 (njezetekater) oreve, nga momenti qe Pajtimtari ka shlyer te gjitha detyrimet financiare te prapambetura.

3.1.6Te njoftoje nepermjet medias dhe afishimeve, prane njesise ankimore e zyrave te tij, çdo ndryshim te tarifave te Sherbimit te internetit, jo me vone se 15 dite kalendarike, perpara zbatimit te tyre.

3.1.7Pas kerkeses me shkrim, te beje ndryshimin e paketes se internetit ose shpejtesise se transmetimit diten e fundit perpara nxjerrjes se fatures mujore.

3.1.8Pas kerkeses me shkrim per prishje kontrate, te beje nderprerjen e Sherbimit internetit diten e fundit perpara nxjerrjes se fatures mujore.

3.1.9Operatori nuk mban pergjegjesi per problemet apo defektet qe mund te vijne si pasoje e perdorimit te internetit ne menyre te pavarur nga Pajtimtari si psh. hapjes se faqeve te ndryshme Interneti, shkarkimit te programeve nga Interneti, demtimi nga viruset, aplikimi i formave te pagesave online, etj.

3.1.10Te njoftoje Pajtimtarin per modifikime te kesaj Kontrate jo me vone se 30 dite perpara dates se hyrjes ne fuqi te ketyre modifikimeve.

3.1.11Te pergatise, Kontraten dhe gjithe elementet e saj, ne format te printuar, lehtesisht te lexueshem dhe te kuptueshem.

3.1.12Me kerkesen e Pajtimtarit, ben Kontraten te disponueshme per Pajtimtarin ne format te pershtshem per te plotesuar nevojat e personave me aftesi te kufizuara shikimi.

3.1.13T’i jape Pajtimtarit nje shpjegim te hollesishem te te gjitha kushteve te perdorimit dhe kontrates para nenshkrimit te kontrates.

3.1.14T’i jape Pajtimtarit informacion te detajuar per programet tarifore qe mund te zgjedhe Pajtimtari, duke i dhene mundesine e krahasimit midis tyre, perfshire:

i. informacion te plote dhe te qarte, per paketat tarifore dhe ofertat promocionale apo speciale si zbritjet e tarifave, perdorim i pakufizuar i Internetit, duke specifikuar midis te tjerave çfare perfshihet ne pakete/oferte dhe çfare nuk perfshihet ne to, afatet kohore te ofertave dhe efektet e tejkalimit te tyre, perfshire tarifat e aplikuara. ii. Sistemin tarifor te aplikuar per sherbimet si kufizime te perdorimit, menyra e tarifimit pas tejkalimit te kufizimit, njesia e matjes per tarifimin (p.sh. M/byte etj), ndryshimi i tarifes, etj

iii.Sherbimet shtese te perfshira ne paketen e zgjedhur

iv.Informacion per cilesine e sherbimeve te ofruara/zgjedhura perfshire informacion dhe sqarime per internetin.

3.1.15Te mos refuzoje lidhjen ne rrjet te pajisjeve fundore qe jane ne perputhje me Ligjin nr. 9918

indryshuar dhe aktet nen-ligjore te tij.

3.1.16Te aplikoje rritjen e tarifes se nje apo me shume sherbimeve te zgjedhura nga pajtimtari ne kontrate, vetem pas ezaurimit te procesit te njoftimit te pajtimtarit nga Operatori:

-Nepermjet njoftimit individual (mund te jete edhe me SMS apo telefonate nepermjet Call Center-Sherbimi i klientit) te pakten 30 (tridhjet) dite perpara hyrjes ne fuqi te tyre, ne rastin kur rritja e tarifave aplikohet nga Operatori. Njoftimi individual duhet te perfshije adresen se ku jane publikuar rritjet e tarifave, ne rast se njoftimi nuk permban detaje te mjaftueshme te ndryshimeve;

-Nepermjet mjeteve te informimit publik, jo me pak se 7 (shtate) dite perpara hyrjes ne fuqi te tyre dhe ky njoftim duhet te behet per jo me pak se 3 (tre) dite rrjesht, ne rastin kur rritja e tarifave eshte miratuar nga AKEP me nje vendim te vecante.

3.1.17Te aplikoje automatikisht edhe pa njoftim uljen e tarifes te nje apo me shume sherbimeve te zgjedhura nga pajtimtari ne kontrate,brenda paketes se zgjedhur ne Aneks.

3.1.18Te mos vendose detyrim financiar per rilidhje ne rrjet nese nderpreja e sherbimit eshte kryer per shkak te gabimeve te Operatorit.

3.1.19Sipas kerkeses se pajtimtarit, ne perputhje me legjislacionin dhe kuadrin rregullator ne fuqi, te lejoje perdorimin e sherbimit te internetit te ofruar nga sipermarres te tjere nese kane kontrate/marrveshje me operatorin.

3.1.20Per kufizimet apo per nderprerjet e sherbimit, te cilat zgjasin me shume se 30 min, Operatori ka detyrimin te vere ne dijeni AKEP–in dhe pajtimtaret. Ky njoftim behet :

i.te pakten 48 ore me pare, ne rast te nje permiresimi, modernizimi ose mirembajtje te rrjetit;

ii.sa me shpejt te jete e mundur, por jo me vone se 48 ore, pas ndodhjes se kufizimit apo nderprerjes se shkaktuar nga defekte apo demtime te rrjetit.

3.1.21Te kryeje njoftimin e pajtimtarit me mjete elektronike (si p.sh. mesazh ne PC) jo me pak se

3 (tre) dite rresht para arritjes se nivelit te kufizimit “download’/’upload” te percaktuar ne

Aneksin 1 te Kontrates;

3.1.22Operatori detyrohet te pranoje ankesat e pajtimtareve me shkrim dhe tu ktheje pergjigje brenda afateve te percaktuara ne rregulloren e AKEP per zgjidhjen e mosmarrveshjeve pajtimtar-sipermarres.

3.2PAJTIMTARI DETYROHET

3.2.1Te siguroje me shpenzimet e tij pajisjet per lidhjen e Sherbimit te internetit.

3.2.2Te kryeje pagesen per sherbimin e ofruar, sipas menyres dhe afateve te percaktuara ne nenin 6 te Kontrates.

3.2.3Te likujdoje te gjitha detyrimet financiare ndaj Operatorit, deri ne momentin e prishjes se kesaj Kontrate.

3.2.4Te mos perdore sherbimin e ofruar per qellime ilegale dhe per te kryer vepra qe bien ne kundershtim me Legjislacionin Shqiptar.

3.2.5Te mos perdore sherbimin e internetit per qellime rishitje.

3.2.6Te mos transferoje sherbimin ne palet e treta.

3.2.7Te lidhe ne rrjet vetem pajisje te certifikuara dhe te sigurohet qe teknologjia e tyre eshte e pershtatshme me ate qe kerkohet ne sherbimin e internetit te Operatorit.

Neni 4. TE DREJTAT

4.1 OPERATORI KA TE DREJTE

4.1.1T’i nderprese ofrimin e Sherbimit te internetit Pajtimtarit, i cili nuk ka zbatuar detyrimet qe rrjedhin nga pikat 3.2.2 -3.2.7.

4.1.2Te nderprese sherbimin ne menyre te njeanshme, duke njoftuar te pakten 24 ore me perpara, per qellime mirembajtje dhe permiresimin e sherbimit. Kohezgjatja e nderprerjes te jete jo me shume se 48 ore:

4.1.3Te ndryshoje tarifat e ofrimit te Sherbimit te internetit gjate vlefshmerise se kesaj kontrate.

4.1.4Te modifikoje elementet e Kontrates, duke njoftuar pajtimtaret jo me pak se 30 dite perpara hyrjes ne fuqi te modifikimeve.

4.2 PAJTIMTARI KA TE DREJTE.

4.2.1Te perdore pa kufizim Sherbimin e internetit ne perputhje me termat e kesaj kontrate.

4.2.2Te kerkoje me shkrim ndryshime te tipit te paketes, shpejtesise se transmetimit apo te adreses (vendodhjes), per te cilat palet bien dakort.

4.2.3Te kerkoje me shkrim prishje te kontrates ne menyre te njeanshme.

4.2.4Te ndryshoje ne cdo kohe sherbimet e zgjedhura ne aneksin e kesaj kontrate nepermjet nje kerkese/njoftimi me shkrim.

4.2.5Te informohet nga Operatori per te gjitha modifikimet e propozuara ne kushtet e kontrates se pajtimtarit, brenda nje periudhe kohore jo me vone se 30 dite perpara dates se propozuar per hyrjen ne fuqi te ketyre modifikimeve, sipas percaktimeve ne nenin 10.

4.2.6Te anulloje kontraten ne rast se nuk eshte dakord me modifikimin e kushteve te saj (perfshire rritjen e tarifave), duke njoftuar Operatorin me shkrim ose prane zyrave te tij, para afatit te hyrjes ne fuqi te tyre. Zgjidhja e kontrates nuk do te heqe detyrimet qe pajtimtari ka ne baze te kontrates se vjeter.

4.2.7Pajtimtari, pavaresisht peraktimeve ne kete Kontrate, zoteron te gjitha te drejtat qe i jep legjislacioni dhe kuadri nen-ligjor shqiptar ne fuqi, vecanerisht Ligji nr. 9918 i ndryshuar, Ligji nr. 9902, Ligji nr. 9887.

4.3E drejta e ankimit:

1)Pajtimtari ka te drejte te ankohet apo te kerkoje sqarime tek operatori qe ofron sherbime te komunikimeve elektronike per kushtet kontraktore dhe/ose permbushjen e ketyre kushteve nga operatori, perfshire faturen dhe cilesine e sherbimit te ofruar.

2)Ne rast se pajtimtari nuk eshte i kenaqur me sqarimet e dhena nga operatori nepermjet telefonit apo njoftimeve te tjera me mjetet elektronike, ai mund te ankohet me shkrim.

5

Ankesa duhet te paraqitet:

a)brenda 15 diteve nga marrja e fatures per sherbimin e ofruar, nese ankesa i referohet shumes se faturuar per sherbimin e ofruar; ose

b)brenda 15 diteve nga ofrimi i sherbimit, nese ankesa i referohet cilesise se

sherbimit te ofruar.

3)Pas marrjes se ankeses se referuar ne piken 2 te ketij neni, sipermarresi duhet te verifikoje shumen e faturuar per sherbimet e ofruara ose per cilesine e sherbimeve te ofruara dhe, pas verifikimit, te konfirmoje shumen e faturuar ose ta korrigjoje ate. Sipermarresi i dorezon pajtimtarit pergjigjen, me shkrim, jo me vone se 15 dite pas marrjes se ankeses nga pajtimtari.

4)Nese pajtimtari, nuk eshte dakord me pergjigjen me shkrim te sipermarresit, pajtimtari mund te filloje nje procedure ne AKEP per zgjidhjen e mosmarreveshjes, sipas nenit 120/1 te ketij ligji, ose mund ta paraqese rastin para gjykates, sipas Kodit te Procedures Civile.

Neni 5 FATURIMI

5.1Faturimi mujor per Pajtimtarin do te behet me parapagim.

5.2Faturimi i pajtimit mujor:

i.do te perfshihet cdo muaj (si ze me vete) ne faturen e sherbimit internet te muajit paraardhes, nese Pajtimtari perfiton nga Operatori sherbimin internet, ose

ii.do te kryhet me fature te vecante nese Pajtimtari nuk perfiton nga Operatori sherbimin internet.

Ne te dy rastet, fatura do te dergohet ne njesine perkatese arketimore te Operatorit dhe i dorezohet Pajtimtarit ne vendin e banimit, ne menyre zyrtare (me poste ose dorazi) dhe jo me vone se pesembedhjete dite kalendarike perpara afatit te pageses se saj.

5.3Faturimi per mbipagesen do te behet ne faturen e muajit pasardhes.

5.4Ne faturen e derguar Pajtimtarit, pervec vlerave te detyrimeve, Operatori perfshin:

-Afatin e pageses se fatures;

-Menyren dhe vendin e pageses se fatures;

-Pagesat shtese;

-Sanskionet ne rast moshlyerje te detyrimeve (kamat-vonesat, nderpreje, kufizim te sherbimeve etj);

-Numer kontakti te Operatorit per Kujdes ndaj Klientit per informacion per faturen (thirrjet drejt ketij numri jane pa pagese ose me kosto jo me te larte se nje thirrje lokale).

Neni 6. KRYERJA E PAGESAVE

Detyrimet financiare te Pajtimtarit ndaj Operatorit kryhen si me poshte:

6.1Per vleren e instalimit, me LEK ne dore, vetem njehere, prane arkes se Operatorit ose me Urdher-Xhirimi ne emer dhe ne favor te Operatorit, sipas percaktimeve ne faturen e leshuar, ne momentin e firmosjes se kesaj Kontrate, referuar tarifave te percaktuara ne Aneks- Kontrate.

6.2Per vleren e pajtimit mujor menjehere me ofrimin e sherbimit:

a)me faturen mujore te sherbimit internet, sipas nenit 6.1.b te “Kontrates se Pajtimit” ne rrjetin publik te Operatorit, ne rast se Pajtimtari Perfiton nga Operatori sherbimin internet, ose

b)Sipas afateve te fatures se vecante nese Pajtimtari nuk perfiton nga operatori sherbimin internet;

c)per muajin e pare, me lek ne dore prane arkes se Operatorit, ne momentin e firmosjes se kesaj Kontrate, sipas diteve kalendarike, duke fillur 2 dite pas dates se nenshkrimit te saj deri ne diten e fundit perpara nxjerjes se fatures mujore te sherbimit internet.

6.3Detyrimet sipas pikes 6.2 duhet te shlyhen brenda 30 (tridhjete) diteve kalendarike te llogaritura nga dita e fundit e muajit te faturuar.

6.4Date pagese do te konsiderohet:

a)Data e shenuar ne mandat arketimi, ne rastin kur pagesa kryhet me LEK ne dore prane njesise arketimore te Operatorit.

b)Data e prekjes se llogarise bankare likujduese te Operatorit, ne rastin kur pagesa kryhet me Urdher-Xhirimi bankar.

Neni 7 SANKSIONET

7.1Ne rast se sherbimi i kontraktuar nuk ploteson nivelin e cilesise se parashikuar ne kontrate dhe/ose Operatori vonon riparimin e difekteve ne rrjetin e tij te telekomunikacioneve, tej afateve te percaktuara ne pikat 3.1.4 te kesaj Kontrate, atehere ai detyrohet t’i zbrese fatures se muajit ne vijim 3% se tarifes se pajtimit mujor (me TVSH), per cdo dite mungese cilesie/vonese riparimi difekti, por jo me shume se vlera e tarifes se pajtimit mujor (me TVSH).

7.2Ne rast se Pajtimtari vonon pagesen e vleftes se fatures mujore tej afateve te percaktuara ne piken 6.3 te kesaj Kontrate, atehere:

a)Deri ne daten 15 te muajit pasardhes, Pajtimtari detyrohet t’i paguaje Operatorit kamate ne masen 0.5 % te vleres se fatures mujore te papaguar per cdo dite vonese.

b)Ne daten 16 te muajit pasardhes Pajtimtarit i nderpritet ofrimi i sherbimit. Nga data 16 deri ne diten e fundit perpara nxjerrjes se fatures mujore te muajit pasardhes

negociohet per zgjidhjen e mosmarreveshjeve, kryerjen e pageses se fatures mujore, kamat vonesat etj.

c)Nese pas perfundimit te afatit sipas pikes 7.2/b mosmarreveshjet nuk zgjidhen atehere pajtimtari mund ti drejthet AKEP per zgjidhjen e mosmarveshjes ose ceshtja kalon per zgjidhje ne AKEP pastaj/njekohesisht dhe ne Gjykaten e Rrethit.

d)Diten e fundit perpara nxjerrjes se fatures mujore te muajit pasardhes, Kontrata quhet e nderprere.

7.3Ne rast se Pajtimtari nuk kryen pagesen e fatures sipas afatit te saj, Operatori ka te drejte te ndermarre masa kufizuese te ofrimi te sherbimit per Pajtimtarin:

a.Operatori, brenda 15 diteve pas afatit te pageses, do te njoftoje Pajtimtarin me shkrim ose me SMS/telefonate per plotesimin e detyrimit te pageses apo detyrimeve te tjera kontratore, brenda nje afati te arsyeshem, jo me pak se 15 dite, te percaktuar nga Operatori si dhe duke e paralajmeruar Pajtimtarin per masat kufizuese qe mund te ndermarre Operatori.

b.Ne rast se Pajtimatri nuk kryen pagesen apo nuk permbush detyrimet kontraktore brenda 30 diteve nga afati i pageses se fatures, Operatori ka te drejte te kufizoje apo nderprese perkohesisht ofrimin e sherbimeve. Ne kete rast, Operatori do te dergoje nje njoftim per palajmerimin e fundit dhe/ose fillimin e masave kufizuese/ nderprerjes te perkoheshme apo perfundimtare.

c.Ne rast se Pajtimtari nuk ka paguar detyrimin 60 dite pas afatit te pageses se fatures, Operatori ka te drejte te nderprese kontraten ne menyre te njeanshme, duke i derguar njoftim Pajtimtarit 10 dite perpara nderprejes. Pas kesaj date me shlyerjen e te gjitha detyrimeve ndaj Operatorit, Pajtimtari ka te drejte te rilidhe Kontraten e Pajtimit.

7.4Operatori nuk eshte i detyruar te njoftoje paraparakisht Pajtimtarin per masat e marra ne rast se shkelja e evidentuar e kontrates:

i. perben nje kercenim serioz te rendit e sigurise publike, shendetit e mjedisit; ii.

shkakton nje demtim serioz fizik, material ose funksional te rrjetit

7.5Nese eshte teknikisht e mundshme, Operatori eshte i detyruar te kufizoje aksesin vetem per ato sherbime qe Pajtimtari ka shkelur kushtet e kontrates, pervec rasteve kur Pajtimtari abuzon, ose ne menyre te perseritur kryen me vonese ose nuk paguan faturat.

7.6Ne cdo rast kur Pajtimtari vonon pagesen e vleres se fatures, tej afateve te percaktuara ne fature, dhe brenda ketij afati nuk ka bere ankese me shkrim per faturen, Pajtimtari detyrohet t’i paguaje

Operatorit kamate ne masen 0.5% te fatures mujore te papaguar, per cdo dite vonese ne pagim nga afati i pageses se percaktuar ne fature.

7.7Ne rast se Pajtimtari, ka bere ankese me shkrim per faturen, para afatit te pageses, atehere:

a)Operatori ka detyrimin te trajtoje ankesen dhe ktheje pergjigje sipas percaktimeve te kesaj kontrate.

b)Operatori mund te mos aplikoje masat kufizuese te referuara me siper.

Neni 8 PRISHJA E NJEANSHME E KONTRATES

8.1Operatori mund te prishe kontraten ne menyre te njeanshme kur Pajtimtari nuk shlyhen pagesat e fatures sipas nenit 6 te kesaj Kontrate.

8.2Pajtimtari ka te drejte ta quaj kete Kontrate te prishur diten e fundit perpara nxjerrjes se fatures mujore pavarsisht nga data e paraqitjes se kerkeses se tij me shkrim.

8.3Pajtimtari ka te drejte te zgjidhe Kontraten ne menyre te njeanshme dhe pa kosto shtese, ne rastet e modifikimit/zevendesimit te kontrates, nese nuk eshte dakort me kushtet e reja perfshire:

-rritje te tarifes se nje apo me shume sherbimeve;

-perkeqesim te treguesve te cilesise se sherbimit nga Operatori

Zgjidhja e kontrates nuk do te heqe detyrimet qe pajtimtari ka ne baze te kontrates se vjeter. Ne keto raste pajtimatri duhet te njftoje Operatorin sipas peraktimeve te nenit 10.

Neni 9 KUSHTE TE PERGJITHSHME

9.1Kjo Kontrate hartohet dhe interpretohet nga Palet ne perputhje me aktet ligjore dhe nenligjore te Republikes se Shqiperise.

9.2Mosmarreveshjet qe lindin ndermjet paleve zgjidhen sipas percaktimeve ne Udhezuesin e Mosmarrveshjeve me pajtimtarin te dhena si Aneks i kesaj Kontrate. Ne rast se palet nuk arrijne te zgjidhin mosmarrveshjen me mirekuptim, secila mund ti drejtohet per shqyrtim AKEP-it ose Gjykates se Rrethit ku eshte lidhur Kontrata.

9.3Kjo Kontrate hyn ne fuqi ne diten e nenshkrimit te saj nga palet.

9.1.Kjo kontrate lidhet per nje afat te percaktuar prej 12 (dymbedhjete) muajsh duke filluar nga data e nenshkrimit te kontrates prej pajtimtarit.

9.2.Nese pajtimtari nuk ka njoftuar Operatorin me shkrim ose ne zyrat e tij, se nuk deshiron vazhdimin e kontrates pertej afatit 12 (dymbedhjete) mujor, kontrata kthehet ne kontrate me afat te pacaktuar.

9.6.Pas kalimit te afatit fillestar prej 12 muajsh, pajtimtari mund ta zgjidhe kontraten duke njoftuar me shkrim Operatorin per kete ose me deklarim ne dyqanet e operatorit. Operatori do ta zgjidhe kontraten ne fund te muajit ne vazhdim, por asnjehere me vone se 30 (tridhjet) dite nga marrja e njoftimit nga ana e Operatorit. Ne rast se kontrata zgjidhet gjate muajit, tarifa mujore e pajtimit do te paguhet deri ne fund te muajit kalendarik gjate te cilit eshte zgjidhur kontrata.

9.7Ne cdo rast zgjidhjeje te kesaj Kontrate duhet te shlyhen te gjitha detyrimet e Pajtimtarit kundrejt Operatorit.

9.8Ne rast zgjidhjeje te Kontrates per shkak te mosshlyerjes se detyrimeve nga ana e Pajtimtarit, ai qofte personalisht, qofte si person juridik do te humbase te drejten te lidhe nje kontrate tjeter me Operatorin pa shlyer me pare detyrimet e tij te prapambetura ndaj Operatorit. Operatori do te ruaje te drejten e tij per te kerkuar sipas ligjit pagimin e detyrimeve te pashlyera.

9.9Secila pale ka te drejte te kerkoje prishjen e njeanshme te kontrates, sipas percaktimeve te dhena ne kete kontrate.

Neni 10. MODIFIKIMI

10.1.Percaktimet e kesaj Kontrate dhe Udhezuesi per Zgjidhjen e Mosmarreveshjeve perbejne Termat e Pergjithshme te Kontrates se lidhur midis Operatorit dhe Pajtimtarit, dhe jane miratuar me Vendim te Keshillit Drejtues te AKEP.

10.2.Termat e Pergjithshme te Kontrates mund te modifikohen apo zevendesohen vetem pas miratimit te ndryshimeve nga AKEP.

10.3.Per cdo modikim/zevendesim te kushteve te pergjithshme, reduktimi te sherbimeve/cilesise dhe rritje te tarifave te sherbimeve te zgjedhura nga pajtimtari, Operatori duhet:

-Te njoftoje Pajtimtarin nepermjet njoftimit individual (mund te jete edhe me SMS apo me telefon te pakten 30 (tridhjet) dite perpara hyrjes ne fuqi te tyre. Njoftimi individual duhet te perfshije adresen se ku jane publikuar ndryshimet/termat e reja, ne rast se njoftimi nuk permban detaje te mjaftueshme te ndryshimeve;

-te njoftoje pajtimtaret nepermjet mjeteve te informimit publik, jo me pak se 7 (shtate) dite perpara hyrjes ne fuqi te tyre dhe ky njoftim duhet te behet per jo me pak se 3 (tre) dite rrjesht, ne rastin kur rritja e tarifave eshte miratuar nga AKEP me nje vendim te vecante.

10.4Permiresimi i sherbimeve per pajtimtarin si ulja e tarifave dhe rritja e cilesise/sherbimeve mund te aplikohen nga Operatori pa qene nevoja e njoftimit.

10.5Ndryshimet e cituara ne piken 10.3, hyjne ne fuqi ne daten e percaktuar nga AKEP (ne rast se ato jane objekt miratimi nga AKEP) ose nga Operatori.

10.6Ne rast se pajtimtari nuk njofton me shkrim Operatorin, sipas pikes 10.7, pajtimtari konsiderohet se i pranon ne heshtje ndryshimet dhe efektet e ndryshimeve zbatohen nga data e hyrjes ne fuqi te tyre pa qene i detyrueshem nenshkrimi i tyre (te nje amendamenti apo kontrates se re) nga te dy palet . Palet kane te drejte te neshkruajne amendamentet apo kontraten e re, ne cdo kohe para apo pas hyrjes ne fuqi te ndryshimeve.

10.7Ne rast se pajtimtari nuk eshte dakord me modifikimin e kushteve te kontrates (perfshire rritjen e tarifave) te cituar ne piken 10.3, pajtimtari ka te drejte te mos pranoje modifikimin/zevendesimin e kontrates dhe ta anuloje kontraten duke njoftuar Operatorin me shkrim ose ne zyrat e tij, para afatit te hyrjes ne fuqi te tyre. Zgjidhja e kontrates nuk do te heqe detyrimet qe pajtimtari ka ne baze te kontrates se vjeter.

Kjo kontrate dhe gjithe elementet e saj hartohet ne 2 (dy) kopje te njevlefshme ne gjuhen shqipe, nga te cilat 1 (nje) kopje e mban Operatori dhe 1 (nje) kopje i dorezohet Pajtimtarit. Te dy kopjet nenshkruhen nga te dy palet.

Me ane te ketij nenshkrimi vertetoj se i kam lexuar, kuptuar dhe pranuar kushtet dhe termat e kesaj kontrate.

Neni 10. ADRESA (Kontaktet) :

Rajoni/ Zona - Tirane

Adresa: Rr.Aleksandi i Madh, Pallati Everest Nr1,K 1 Dyqani 4, Tiranë. NIPT: L51306022S

Telefon: 0692188121 / 0698727071 Email: helpdesk@internetfly.al www.internetfly.al

PER OPERATORIN:

PAJTIMTARI:

Emer-mbiemer-firme-vule

Emer-mbiemer-nenshkrimi

ANEKSI nr.1 Sherbimet dhe Tarifat

Tabela e sherbimeve dhe tarifave per sherbimin internet:

Ne kete seksion pasqyrohen sherbimet baze dhe shtese te ofruara nga Operatori dhe te zgjedhura nga pajtimtari, tarifat perkatese te sherbimeve, menyra e tarifimit dhe parametrat teknike dhe cilesore te sherbimit.

Sherbimi internet:

CIR i garantuar:

Shpejtesia e lidhjes:

Download

Upload

Tarifa mujore:

Tarifa e abonimit:

Tarifa e instalimit:

Tarifat gjenden ne faqen www.bestalb.al

ANEKS NR. 2:

TREGUESIT E CILESISE SE SHERBIMEVE

Sherbimi internet

Sipas rekomandimeve te ETSI dhe ITU-T, si me poshte:

Kerkesa per Sherbimin

Parametrat QoS & NP

Internet

Vonesa:

 

- per linjat tokesore < 150 ms

Disponueshmeria e rrjetit

99.7% ose 26 ore ndalesa

 

te punes ne vit

Disponueshmeria e lidhjes

100%,

 

mbeshtur me linja backup ne zone

Numri i linjave te abonentit jashte pune ne vit

&nbnbsp;

pjestuar me numrin mesatar te linjave ne pune

<1.0 %

Kohezgjatja komulative (ore) e defekteve pjestuar

 

me numrin mesatar te linjave ne gjendje pune ne vit

1,1 ore/linje

Numri i defekteve te riparuara brenda 24 oreve pjestuar

me numrin e defekteve te raportuara

100.0 %

Numri i ankesave per faturime pjestuar me numrin e

 

linjave te abonenteve ne gjendje pune

<1.0 %

Afati per realizimin e lidhjes se sherbimit qe nga data

e miratimit te kerkeses

1-3 dite

Treguesit e cilesise se sherbimit internet gjenden ne www.internetfly.al

ANEKSI NR. 3

UDHEZUES PER ZGJIDHJEN E ANKESAVE

1- Ankesat mund te paraqiten : a- Nepermjet numrit 0692188121 / 0698727071 per “Difekte teknike” b- Nepermjet numrit 0692188121 / 0698727071 per

“Asistence teknike per sherbimin internet”. c- Nepermjet sporteleve te Operatorit

ku merret deklarim shkresor per ankesen. d- Nepermjet postes per ankesa te ndryshme.

e- Me email ne adresen helpdesk@internetfly.al

2- Afati i paraqitjes se ankesave eshte:

a- Ankesat per “Difekte Teknike” dhe “Asistence teknike per sherbimin internet” paraqiten ne cdo kohe ( sherbimi 24 oresh);

b- Ankesat per vendimet apo veprimet e Operatorit per aksesin apo veprimit te kryer nga Operatori.

c- Ankesat per faturim paraqiten deri ne fund te muajit te dyte pasardhes te fatures se ankimuar.

d- Ankesa per mos riparim te difekteve te paraqiten menjehere pasi mbaron afati sipas pikave perkatese te kontrates.

e- Ankesat e tjera, te cdo lloji qofshin paraqiten sa me pare.

3- Ankesat , ne varesi nga natyra e tyre, shqyrtohen nga strukturat perkatese e Operatorit, mbeshtetur ne te dhenat e marra nga Deget apo Sektoret e tjere dhe konform rregullave behet analiza dhe zgjidhja e tyre, konform afateve te parashikuara ne Kontraten e Pajtimit.

4-Afati i nformimit me shkrim te Pajtimtarit mbi rezultatin e shqyrtimit te ankesave sipas pikave 2.b, 2.c,2.d, dhe 2.e eshte brenda 15 diteve nga marrja e tyre.

5.Operatori mban nje rregjister te vecante per ankesat e paraqitura sipas pikave 2.b, 2.c, 2.d dhe 2.e., dhe pergjigjet e dhena me shkrim sipas pikes 4, duke i dhene seciles nje numer refernce.

6- Pajtimtaret kane te drejte qe, ne perputhje me percaktimet ne kontrate per zgjidhjen e mosmarreveshjeve, te ankohen ne AKEP per zgjidhjen e mosmarrveshjes konform kerkesave te rreullores nr. 29 te AKEP ose ne gjykate per vendimin e marre nga Operatori.


  • Cel: 069 2188121
  • Cel: 069 8727071